Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani arrin marrëveshje me Origin

Skuadra e Milanit ka arritur marrëveshje me sulmuesin Divock Origi në verë, ka shkruar “Gazzetta dello Sport”.

Bazuar në këtë, Origi do të jetë përforcimi i parë i Milanit për sezonin e ri. Belgu 26-vjeçar te Milani do të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata me Liverpoolin i skadon në fund të këtij edicioni.

Origi është pajtuar me kontratë katërvjeçare, e cila pritet të zyrtarizohet së shpejti. Ai te Milani do të ketë pagë vjetore prej katër milionë eurosh, përfshirë bonuset dhe dëmshpërblimin për agjentin e tij.

Këtë sezon, Origi ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tri asistime në 14 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha. Origi karrierë ka bërë edhe te Lille e Wolfsburgu, ndërsa te Liverpooli u pat transferuar në verën e vitit.

Artikuj të ngjashëm