Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Origi afër marrëveshjes me Milanin

Divock Origi është afër arritjes së marrëveshjes me klubin e Milanit, raportoi të hënën “tuttomercatoweb”.

26-vjeçari nuk do ta vazhdojë kontratën me Liverpoolin dhe në qershor do të mbetet lojtar i lirë.

Milani është i gatshëm të paguajë 4 milionë euro në vit për futbollistin belg.

Reprezentuesi i Belgjikës në 14 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar tri herë.