Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Giroudi nuk largohet nga Milani

Sulmuesi Olivier Giroud, do të jetë pjesë e skuadrës së Milanit edhe për sezonin e ardhshëm. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të mërkurën, se sulmuesi francez do ta rinovojë kontratën edhe për një vit me Milanin.

Giroud tashmë ka nisur negociatat me klubin për ta rinovuar kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni, dhe marrëveshja do të arrihet së shpejti.

e Milani po duan ta mbajnë Giroudin në ekip edhe sezonin tjetër pas paraqitjeve të mira që i ka treguar deri më tani.

Ai këtë edicion ka shënuar pesë gola në nëntë paraqitje në të gjitha garat. 35-vjeçari iu bashkua Milanit verën e vitit të shkuar nga skuadra e Chelseat.

Artikuj të ngjashëm