Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani siguron Giroudin edhe për sezonin e ardhshëm

Sulmuesi Olivier Giroud do të jetë pjesë e skuadrës së Milanit edhe përtej këtij sezoni. “Tuttomercatoweb” ka raportuar se francezi do të luajë për Milanin edhe sezonin e ardhshëm, pasi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Me rinovimin e kontratës Giroud do të mbetet në “San Siro” deri në verën e vitit 2024. Marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe do të bëhet zyrtare në fillim të muajit të ardhshëm.

Po ashtu paga e Giroudit do të jetë 3.2 milionë euro pas formës së mirë që e ka treguar te Milani. Ai iu bashkua Milanit vitin e shkuar si lojtar i lirë dhe këtë sezon ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat. 36-vjeçari pati edhe katër gola në gjashtë ndeshje të luajtura në Kupën e Botës “Katari 2022”.

Artikuj të ngjashëm