Mesfushori defensiv, Amadou Onana, është i vendosur të mbetet tek Evertoni edhe për një periudhë të gjatë.
“Daily Mail” ka shkruar të premten se Onana, tashmë ka refuzuar ofertat e skuadrave të tjera të mëdha angleze për t’i qëndruar besnik Evertonit. 21-vjeçari verën e kaluar iu bashkua Evertonit dhe ka impresionuar me paraqitjet e tij në Premier League, duke tërhequr vëmendjen e Arsenalit, Chelseat e Liverpoolit.
Ai ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2027, ndërsa më herët ka luajtur te Lille në Francë dhe Hamburgu në Gjermani.
Në 25 ndeshje të luajtura këtë sezon me Evertonin, Onana ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.
Artikuj të ngjashëm