Chelsea ka rritur interesimin për transferimin e mesfushorit të Evertonit, Amadou Onana, raporton “The Times” të enjten. Onana nuk është i kënaqur me rezultatet e Evertonit që po lufton për mbijetesë në Angli.
21-vjeçari i Belgjikës sezonin aktual në Premier League ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë në 18 ndeshje.
Ai te klubi anglez u transferua verën e vitit të kaluar, por dëshiron transferimin në ndonjë skuadër që lufton për trofe. Me Evertonin, mesfushori ka kontratë deri në vitin 2027.