Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Oezil: Fëmijët ëndërrojnë triumfin në Ligën e Kampionëve, jo në Superligë

Mesfushori Mesut Oezil ka reaguar në lidhje me formimin e Superligës Evropian. Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Oezil ka shkruar se Superliga Evropiane nuk do të jetë tërheqëse për tifozët e vërtetë të futbollit.

“Fëmijët rriten duke ëndërruar të fitojnë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve - jo ndonjë Superligë. Kënaqësia e lojërave të mëdha është se ato ndodhin vetëm një ose dy herë në vit, jo çdo javë. Vërtetë e vështirë për tu kuptuar për të gjithë tifozët e futbollit”, ka shkruar Oezil.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo