Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka vazhduar kritikat për krerët e tri klubeve të mëdha evropiane, Juventusit, Barcelonës dhe Real Madridit.
I pari i UEFA-s ka thënë se krijimi i Superligës Evropiane do të shkatërronte futbollin. Çeferin ka thënë se klubet e lartpërmendura kanë dashur dhe po duan ta vrasin futbollin me krijimin e Superligës Evropiane.
“Nuk do ta kisha problem nëse ata largoheshin, është shumë qesharake që ata duan të krijojnë një kompeticion të ri dhe në të njëjtën kohë duan të luajnë Ligën e Kampionëve këtë sezon. Ata janë përpjekur të vrasin futbollin”, deklaroi Çeferin.
Artikuj të ngjashëm
-
Çeferin paralajmëron klubet që insistojnë për Superligën Evropiane
-
Kreu i UEFA-s insiston se projekti i Superligës Evropiane ka vdekur
-
Presidenti i UEFA-s flet për marrëdhëniet me Real Madridin
-
Kreu i UEFA-s thotë se Superliga Evropiane ka marrë fund
-
Juventusi, Reali e Barcelona përballen me dënimet me të ashpra shkaku i Superligës