Presidenti i UEFA -s, Aleksander Çeferin, ka theksuar se ai nuk kishte asnjë problem me Real Madridin, pavarësisht rolit të vazhdueshëm të skuadrës spanjolle në përpjekjen për të krijuar Superligën evropiane.
“Nuk kam probleme me Real Madridin. Nuk kam asnjë kontakt me drejtuesit e klubit për momentin, por prania e Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve është dëshmi se sa të pastra janë garat e UEFA-s. Real Madridi dhe Barcelona janë në finalet e meshkujve dhe femrave. Askush nuk ka ndërhyrë. Do të vijë koha kur këto gjëra do të sqarohen, por sigurisht që nuk do të jenë në fushë”, deklaroi Çeferin.