Portieri Jan Oblak nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Atletico Madridit. Në fakt, slloveni ka insistuar se dëshiron ta respektojë kontratën e tij me ekipin spanjoll që i skadon në vitin 2023. Ai ka pranuar se ka pasur vazhdimisht oferta nga skuadrat tjera të mëdha të Evropës por që asnjëherë nuk e ka menduar largimin nga Atletico.
Ky është edicioni i shtatë i portierit 27-vjeçar te skuadra nga La Liga.
“Kam kontratë me Atleticon dhe asnjëherë nuk kam dashur të largohem përkundër që kam pasur oferta nga klubet tjera. Kam qëndruar këtu sepse e kam ditur se do të fitoj trofe dhe për këtë arsye nuk e kam ndërmend të largohem”, është shprehur Oblak, i cili këtë edicion ka 24 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm