Portieri i Atletico Madridit, slloveni Jan Oblak ka lënë të hapur mundësinë e transferimit në Premier League kanë raportuar mediumet e huaja të premten. Oblak 28-vjeçar është njëri prej portierëve më të vlerësuar në Evropë dhe ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2023. Këtë edicion, Oblak ka regjistruar 41 paraqitje në të gjitha garat.
“Premier League ka ekipe të forta. Nuk e di se çfarë sjellë e ardhshmja por jam i bindur se në secilin ligë, do të kisha paraqitje të mira. Edhe pse Premier League më tërheqë më shumë”, ka pranuar Oblak, i cili ka edhe 36 ndeshje me Përfaqësuesen e Sllovenisë, ku edhe bartë shiritin e kapitenit.
Artikuj të ngjashëm