Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak ka folur rreth spekulimeve të fundit.
Portieri slloven ka bërë të ditur se është i lumtur te skuadra spanjolle dhe nuk po e mendon largimin.
“Nuk mendoj për të ardhmen pasi jam i lumtur këtu. Nuk e di se çfarë do të ndodh megjithatë unë kam shtatë vite që jam pjesë e klubit dhe ndihme mirë”, u shpreh Oblak.
Portieri 28-vjeçar ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2023.