Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Oblak deri në vitin 2028 tek Atletiko

Portieri Jan Oblak është pajtuar ta rinovojë kontratën me Atletico Madridin, ka njoftuar “Marca” të mërkurën.

Me rinovimin e kontratës, Oblak do të jetë pjesë e klubit spanjoll deri në vitin 2028. Kontrata aktuale, atij i skadon vitin e ardhshëm, por mësohet se palët tashmë kanë arritur marrëveshjen dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda kësaj jave.

jaPortieri 29-vjeçar është pjesë e Atletikos prej vitit 2014, kur iu bashkua nga Benfika dhe është njëri prej gardianëve më të vlerësuar në futbollin evropian.

Artikuj të ngjashëm