Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Oblaku mund të transferohet në Premier League

Jan Oblak mund të largohet nga Atletico Madridi. Portieri slloven është në 18 muajt e fundit të kontratës me madrilenët dhe nuk ka nisur bisedimet për vazhdimin e saj.

Pas tetë vjetësh me kampionët spanjollë, Oblak do të ishte i hapur për një sfidë të re.

29-vjeçari edhe më herët ka bërë të ditur se dëshira e tij është të luajë në Premier League.

Së fundmi në garë për Oblak ka hyrë Newcastel Unitedi. Klubi anglez thuhet se do t’i ofrojë pagë të majme sllovenit për ta bindur të transferohet në Premier League.

Artikuj të ngjashëm