Skuadrat angleze, Arsenali dhe Evertoni janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit francez Steven N’Zonzi, raporton të martën “Foot Mercato”. Mësohet se të dy ekipet tashmë kanë kontaktuar Romën, ekip që posedon kartonin e N’Zonzit dhe është i gatshëm ta lë të lirë për dhjetë milionë euro dëmshpërblim.
Mesfushori 32-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni u huazua te Rennesi pasi nuk bën pjesë në planet e ekipit italian, të cilit iu pat bashkuar në vitin 2018. Si Arsenali ashtu edhe Evertoni, e shohin N’Zonzin si përforcim të duhur për mesfushën. Ai këtë edicion ka një gol dhe një asistim në Ligue 1. N’Zonzi karrierë gjithashtu ka bërë edhe te Galatasaray, Sevilla, Stoke City, Blackburni e Amiensi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ishte kërkuar edhe nga Aston Villa.