Skuadra nga Premier League, Aston Villa, është futur në garë për shërbimet e mesfushorit francez Steven N’Zonzi, ka njoftuar të martën “Daily Mail”.
Mësohet se Villa tashmë ka kontaktuar Romën në lidhje me mesfushorin 31-vjeçar, duke ofruar 13 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e tij gjatë këtij muaji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoN’Zonzi ka kontratë me Romën deri në vitin 2022, kurse para fillimit të këtij edicioni është huazuar për një vit te Galatasaray. Por ekipi turk nuk është i kënaqur me paraqitjet e tij.
N’Zonzi ka kërkuar largimin nga Galatasaray dhe Aston Villa e sheh francezin si përforcim të duhur për mesfushën. Ai këtë edicion ka 15 ndeshje dhe një asistim në të gjitha garat te Galatasaray. Karrierë ka bërë edhe te Sevilla, Stoke City, Blackburni e Amiensi.