Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa në garë për Ramseyn

Pas Newcastlet, Evertonit e West Hamit, edhe skuadra tjetër nga Premier League, Aston Villa është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Aaron Ramsey, kanë njoftuar të hënën mediumet britanike.

Ramsey ka vendosur të largohet nga Juventusi gjatë këtij muaji dhe Aston Villa tashmë ka nisur bisedimet me ekipin nga Serie A.

Mësohet se Villa po e kërkon huazimin e Ramseyt me opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit për rreth dhjetë milionë euro. Ramsey prej se iu bashkua Juventusit në vitin 2019 si lojtar i lirë ka pasur telashe me lëndimet dhe nuk e ka dëshmuar veten tek ekipit nga Serie A. Këtë edicion, 31-vjeçari ka vetëm pesë paraqitje për Juventusin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit të ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm