Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramsey drejt Nices

Uellsiani Aaron Ramsey pritet që karrierën ta vazhdojë në Ligue 1 të Francës.

“Footmercato” ka raportuar të hënën se Ramsey do të transferohet te Nice, ekip me të cilin parimisht ka arritur marrëveshje. Ai me Nicen pritet të firmosë kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

31-vjeçari është lojtar i lirë pasi javë më parë e shkëputi kontratën me skuadrën e Juventusait. Ramsey ishte pjesë e Juventusit prej vitit 2019 dhe në të gjitha garat për ekipin italian ka regjistruar 69 paraqitje.