Drejtuesit e Juventusit kanë arritur marrvëeshje me mesfushorin Aaron Ramsey për shkëputjen e kontratës, ka njoftuar “Football-Italia”.
Mësohet se Juventusi është pajtuar t’i paguajë Ramseyt katër milionë euro për ta shkëputur kontratën që i skadon vitin e ardhshëm. Ramsey iu pat bashkuar Juventusit në verën e vitit 2019 si lojtar i lirë, por asnjëherë nuk arriti të dëshmohet për shkak të lëndimeve të shpeshta.
Te Juventusi, Ramsey kishte pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh. Në fillim të këtij viti, 31-vjeçari u huazua te Glasgoëi por ekipi skocez nuk e shfrytëzoi opsionin e blerjes së kartonit të tij.
Midis dëmtimeve dhe formës së dobët, Ramsey në total pati 70 paraqitje për Juventusin apo 3043 minuta, kështu që i kushtoi klubit 8,800 euro për minutë në fushë.