Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramsey po i kushton Juves 18 mijë euro në minutë

Aaron Ramsey fiton 7 milionë euro në sezon te Juventusi. Ai ishte transferuar te “Zonja e Vjetër” si lojtar i lirë në verën e vitit 2019. Në të gjitha garat është paraqitur në 69 ndeshje, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë po aq asistime.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se që nga viti 2019, duke llogaritur ndeshjet dhe minutat që është paraqitur, Ramsey i ka kushtuar Juventusit 5 mijë euro në minutë. Ndërkaq në këtë edicion, uellsiani merr 18 mijë euro në minutë, në bazë të paraqitjeve, ku ka katër ndeshje dhe në total 106 minuta.

30-vjeçari ka pasur probleme me lëndime që nga ardhja e tij te Juventusi.

Që nga ardhja e tij në Torino, përfaqësuesit e Ramseyt kanë fituar 2.8 milionë euro.

Duke marrë parasysh të gjitha këto shpenzime, Juve ka vendosur që ta nxjerrë në shitje mesfushorin nga Uellsi. Ai mund të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit.

Në shitje është edhe Weston McKennie për të cilin Juventusi kërkon rreth 30 milionë euro.