Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi do t’ia shkëpusë kontratën Ramseyt

Aaron Ramsey do të largohet nga Juventusi. Sipas “Calciomercatos”, drejtuesit e klubit nga Torino janë duke punuar që t’ia shkëpusin kontratën uellsianit.

Kontrata aktuale mesfushorit 30-vjeçar i skadon në verën e vitin 2023. Ramsey nuk arriti të përmbushë pritshmërinë që kishin drejtuesit e Juventusit. Në 70 ndeshje shënoi gjashtë gola dhe bëri po aq asistime.

Ai pritet të kthehet në Angli.