Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramsey i padëshiruar te Juventusi

Aaron Ramsey do të largohet nga Juventusi. Mesfushori do të shitet gjatë afatit kalimtar të janarit nga drejtuesit e klubit italian.

Mesfushori uellsian nuk ka arritur të bind me paraqitjet e tij që prej transferimit nga Arsenali.

30-vjeçari nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Massimilano Allegri.

Ramsey ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023.

Për uellsianin interesim kanë shprehur disa skuadra nga Premier League.

Juventusi për ta liruar lojtarin po kërkon rreth 20 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm