Aaron Ramsey mund të shitet gjatë kësaj vere nga Juventusi. Mesfushori uellsian nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij dhe nuk është në planet e trajnerit Masimilano Allegri për sezonin e ri.
“Zonja e Vjetër” është duke kërkuar skuadër të re për 31-vjeçarin.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se interesim për Ramseyn ka shprehur skuadra e inkuadruar këtë sezon në Serie A, Monza.
Klubi italian është i gatshëm t’i plotësojë kërkesat e lojtarit për ta bindur të transferohet.
Ramsey sezonin e shkuar ishte i huazuar te Rangers.