Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allegri: Ramsey do të largohet në janar

Trajneri i Juventusit , Massimiliano Allegri, ka konfirmuar se mesfushori Aaron Ramsey do të largohet nga klubi javën e ardhshme para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

“Ramsey është rikthyer me ekipin pasi i kishim dhënë disa ditë pushim për të punuar, për t'u stërvitur veçmas, në Angli. Në çdo rast, ai është një lojtar që largohet”, deklaroi Allegri.

Interesim për Ramseyn kanë shprehur skuadra nga Premier League, si Newcastle dhe Everton.

31-vjeçari është pjesë e Juventusit që nga viti 2019 kur u transferua nga Arsenali.

Ai ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2023.

Artikuj të ngjashëm