Sport

Edhe Leedsi pas Ramseyt

Leeds Unitedi është skuadra e fundit që është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Juventusit, uellsianit Aaron Ramsey.

“Calciomercato” ka raportuar të hënën se Leedsi është i gatshëm të ofrojë rreth 15 milionë euro për Ramseyn, i cili ka pasur pak hapësirë këtë edicion te Juventusi.

Po ashtu, Ramsey nuk bën pjesë në planet e klubit italian dhe për këtë arsye do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

30-vjeçari këtë edicion ka vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat me Juventusin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 si lojtar i lirë. Ai me Juventusin ka kontratë deri në vitin 2023.

Krahas Leedsit, interesim për Ramseyn kanë shfaqur edhe Newcastle, Evertoni, Tottenhami e Liverpooli.