Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma në garë për Ramseyn

Pas Evertonit e Newastlet, edhe skuadra e Romës është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Aaron Ramsey, ka njoftuar të enjten “Calciomercato”.

Uellsiani Ramsey pritet të largohet nga Juventusi gjatë janarit, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Massimiliano Allegri dhe te Roma po shihet si përforcim i duhur për mesfushën.

Për 30-vjeçarin, Roma pritet të ofrojë rreth dhjetë milionë euro dhe Ramsey është i gatshëm të bëjë një lëvizje të tillë për të punuar me trajnerin Jose Mourinho.

Këtë sezon, Ramsey ka vetëm pesë paraqitje te Juventusi në të gjitha garat.

Ai iu bashkua Juventusit si lojtar i lirë në vitin 2019 dhe me ekipin nga Torino ka kontratë deri në vitin 2023.

Artikuj të ngjashëm