Tottenhami synon transferimin e mesfushorit të Evertonit, James Garner, raportojnë të hënën mediumet angleze. 22-vjeçari vlerësohet 20 milionë euro në tregun e transferimeve.
Me skuadrën elitare të Anglisë, Evertonin, Garner ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadrës së Evertonit iu bashkua nga Manchester Unitedi në shtator të vitit 2022. Garner ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim në 23 ndeshje në Premier League. Një gol të shënuar e ka edhe për Kupë të Anglisë. Ai më herët ka luajtur edhe për skuadrën tjetër angleze, Watford.