Arsenali po monitoron sulmuesin e Brightonit dhe Irlandës, Evan Ferguson, shkruan “Football Insider” të hënën.
19-vjeçari shihet si opsion për fazën e sulmit te skuadra e Arsenalit. Në 31 ndeshjet e këtij edicioni, sulmuesi irlandez ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dy herë.
Ai me skuadrën e Brightonit vitin e kaluar nënshkroi kontratë të re, të vlefshme deri në vitin 2029.
Në tregun e transferimeve vlerësohet 65 milionë euro. Ferguson për Përfaqësuesen e Irlandës ka shënuar tri gola në tetë paraqitje.