Sulmuesi i ri e premtues, Evan Ferguson, ka vazhduar kontratën me skuadrën e Brightonit deri në qershor të vitit 2029, ka thënë klubi i Premier Leagues të premten.
19-vjeçari, që përfaqëson Irlandën, ka shënuar pesë gola në ligë, në edicionin aktual. Hat-trick kishte realizuar në fitoren ndaj Newcastlet.
“Evan e meriton kontratën e re dhe ka të ardhme të ndritur para”, ka thënë trajneri Roberto de Zerbi në njoftimin zyrtar të klubit.
Ferguson pati realizuar 10 gola në 25 paraqitje në të gjitha garat në sezonin e kaluar.