Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fergusoni mbetet pjesë e Brightonit

Sulmuesi Evan Ferguson do të mbetet edhe për një kohë pjesë e Brightonit. 18-vjeçari është pajtuar ta vazhdojë kontratën me klubin elitar të Anglisë.

Talenti i Irlandës me Brightonin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Por, ai do ta vazhdojë edhe më gjatë qëndrimin te Brightoni, pavarësisht interesimit të madh të gjigantit anglez, Manchester United.

Ai ka shënuar 14 gola dhe ka kontribuuar me pesë asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat.

Një gol të shënuar e ka edhe për përfaqësuesen e Irlandës.