Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali interesohet për Evanilsonin

Skuadra e Arsenalit po e monitoron sulmuesin e Portos, brazilianin Evanilson. “Sky Sports” shkruan të martën se Arsenali po synon transferimin e 24-vjeçarit me të përfunduar edicioni aktual.

Evanilson pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta, por ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 75 milionë eurosh.

Ai në vitin 2020 iu bashkua Portos për tetë milionë euro dhe me ekipin portugez ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Evanilson po shkëlqen këtë edicion me fanellën e Portos, ku ka shënuar 16 gola në 25 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm