Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli me ofertë për Evanilsonin

Te skuadra e Liverpoolit duket se kanë gjetur zëvendësimin ideal për sulmuesin Roberto Firmino, i cili muajin tjetër do të largohet nga klubi pasi i skadon kontrata. Firminon, skuadra angleze do ta zëvendësojë me një brazilian tjetër, Evanilsonin që është pjesë e Portos.

“Sky Sports” shkruan se Liverpooli tashmë ka ofruar mbi 30 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit, i cili ka kontratë me skuadrën portugeze deri në verën e vitit 2027.

Evanilson është pjesë e Portos prej vitit 2020 dhe këtë edicion ka treguar paraqitje të mira. Në 39 ndeshje të luajtura në të gjitha garat deri më tani, Evanilson ka 9 gola e po aq asistime për Porton.

Artikuj të ngjashëm