Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli kërkon sulmuesin Barcola

Skuadra e Liverpoolit duket se ka gjetur zëvendësuesin ideal për brazilianin Roberto Firmino, i cili do të largohet këtë verë. “Daily Mail” raporton të premten se Liverpooli tashmë ka shprehur interesim për sulmuesin e ri të Lyonit, Bradley Barcola.

20-vjeçari po pëlqehet shumë nga trajneri Juergen Klopp, i cili po insiston në transferimin e tij në verë. Barcola para fillimit të këtij sezoni është promovuar në ekipin e parë të Lyonit dhe ka kontratë deri në vitin 2026 me skuadrën franceze.

Ai në sezonin e tij të parë në nivelin senior ka treguar paraqitje të mira, ku ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 4 asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat. Për kartonin e tij, Liverpooli është gati të ofrojë rreth 20 milionë euro.