Aston Villa në garë për N’Zonzin

Aston Villa në garë për N’Zonzin

14 January 2020 18:55

Skuadra nga Premier League, Aston Villa, është futur në garë për shërbimet e mesfushorit francez Steven N’Zonzi, ka njoftuar të martën “Daily Mail”.

Mësohet se Villa tashmë ka kontaktuar Romën në lidhje me mesfushorin 31-vjeçar, duke ofruar 13 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e tij gjatë këtij muaji.

N’Zonzi ka kontratë me Romën deri në vitin 2022, kurse para fillimit të këtij edicioni është huazuar për një vit te Galatasaray. Por ekipi turk nuk është i kënaqur me paraqitjet e tij.

N’Zonzi ka kërkuar largimin nga Galatasaray dhe Aston Villa e sheh francezin si përforcim të duhur për mesfushën. Ai këtë edicion ka 15 ndeshje dhe një asistim në të gjitha garat te Galatasaray. Karrierë ka bërë edhe te Sevilla, Stoke City, Blackburni e Amiensi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme