Pas Manchester Cityt edhe Arsenali është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Wilfried Gnonto, ka raportuar “Calciomercato” të mërkurën. Gnonto këtë verë pritet të largohet nga Leeds Unitedi, pasi ekipi edicionin e ri do të paraqitet në kategorinë e dytë të Anglisë.
Mësohet se Arsenali tashmë ka kontaktuar Leedsin dhe ka ofruar 30 milionë euro për kartonin e 19-vjeçarit.
Gnonto është i gatshëm të largohet nga Leedsi dhe po pret dritën e gjelbër nga klubi, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.
Reprezentuesi i Italisë iu bashkua Leedsit verën e shkuar nga Zuerichui, ndërsa në edicionin e tij të parë në Premier League ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar 4 herë në 24 paraqitje.