Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pas Gnontos

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit Wilfried Gnonto, raporton “Tuttosport” të martën. Bëhet e ditur se Juventusi tashmë ka kontaktuar me 19-vjeçarin, i cili është pjesë e Leeds Unitedit.

Gnonto para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Leedsit nga Zuerichu dhe ka treguar paraqitje të mira në Premier League, ku ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar 3 herë në 16 ndeshje. Ai ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2027, ndërsa ekipi anglez po kërkon të paktën 30 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin e talentuar.

Gnonto gjithashtu ka edhe 11 paraqitje dhe një gol të shënuar me Përfaqësuesen e Anglisë.