Willy Gnonto edhe zyrtarisht është futbollist i Leeds Unitedit.
Prezantimi i tij është bërë të premten, ndërsa u transferua nga Zuerichu zviceran për 4.5 milionë euro plus bonuse të tjera.
Futbollisti që përfaqëson Italinë, 18-vjeçari Gnonto, ka zhvilluar katër ndeshje për “Azzurrët”. Madje shënoi gol kundër Gjermanisë në Ligën e Kombeve.
Ai është produkt i akademisë së Interit.
Gnonto ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në 74 paraqitje për Zuerichun, para se të transferohej në ditën e fundit të afatit kalimtar që përfundoi të enjten në mesnatë.
Nënshkroi kontratë me skuadrën angleze deri në qershor të vitit 2027.