Sport

Leedsi huazon Llorenten te Roma

Mbrojtësi i Leeds Unitedit, spanjolli Diego Llorente i është bashkuar skuadrës së Romës në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni. Po ashtu, Roma do ta ketë të drejtën e blerjes së plotë të Llorentes në verë për 15 milionë euro.

29-vjeçari është pjesë e Leedsit prej vitit 2020 dhe në total ka shënuar katër gola në 59 paraqitje në të gjitha garat.

Këtë sezon, Llorente ka regjistruar vetëm 13 paraqitje dhe për këtë arsye është larguar te Roma për të pasur minuta më shumë.

Ai ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2026, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Real Sociedadi, Real Madridi, Malaga e Rayo Vallecano.