Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kristenseni i bashkohet Romës

Mbrojtësi i Leeds Unitedit, Rasmus Kristensen, i është bashkuar skuadrës së Romës në formë huazimi për një sezon.

Leedsi shpenzoi 13 milionë euro për ta transferuar 26-vjeçarin nga Red Bull Salzburgu me kontratë pesëvjeçare në verën e kaluar.

Mbrojtësi i krahut të djathtë shënoi tri gola në 30 ndeshje për klubin që nuk arriti ta sigurojë mbijetesën në Premier League.

Kristenseni ka 15 paraqitje për Danimarkën, ndërsa i bashkohet qendërmbrojtësit Diego Llorente, që është huazuar në “Stadio Olimpico”.

Llorente në janar u huazua te Roma, por është kthyer sërish te klubi italian për edicionin 2023/24.