Mbrojtësi Diego Llorente do të largohet nga Leeds Unitedi për ta vazhduar karrierën në Serie A. Spanjolli do t’i bashkohet Romës për pjesën e mbetur të sezonit, pasi ekipi italian ka arritur marrëveshje me Leedsin, ka njoftuar “Football-Italia”.
Roma do ta huazojë Llorenten deri në verë, ndërsa do ta ketë opsionin e blerjes së tij për 15 milionë euro. 29-vjeçari është pjesë e Leedsit prej vitit 2020, ndërsa këtë sezon nuk ka pasur minutazhë të madhe.
Ka regjistruar 13 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2026. Llorente karrierë ka bërë edhe te Real Sociedadi, Real Madridi, Malaga e Rayo Vallecano.