Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma do ta blejë Llorenten

Skuadra e Romës është pranë arritjes së marrëveshjes me Leeds Unitedin për blerjen e plotë të mesfushorit Diego Llorente, ka raportuar “Calciomercato” të premten.

Mësohet se palët janë në negociata dhe marrëveshja mund të finalizohet javët në vazhdim.

Llorente ishte i huazuar te Roma në gjashtë muajt e fundit dhe ekipi italian po dëshiron ta blejë kartonin e tij pas paraqitjeve të mira.

Mësohet se Roma ka ofruar rreth 15 milionë euro për Llorenten, i cili ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2026. Ai pati 12 paraqitje për Romën në edicionin e fundit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Real Sociedadi, Real Madridi, Malaga e Rayo Vallecano.