Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio huazon Gnonton

Sulmuesi i krahut, Wilfried Gnonto pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Lazios në afatin kalimtar të janarit. Në fakt, Gnonto do të huazohet tek Lazio, pasi ekipi italian tashmë ka arritur marrëveshje me Leeds Unitedin.

“Calciomercato” shkruan se Gnonto do të huazohet për gjashtë muaj te Lazio, që do ta ketë opsionin e blerjes së tij.

Gnonto ka kërkuar largimin nga Leedsi, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Anglisë dhe me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.

Në 10 ndeshje kampionale këtë edicion, 20-vjeçari ka 1 gol e 1 asistim për Leedsin. Gnonto ka edhe 13 paraqitje dhe 1 gol të shënuar me Përfaqësuesen e Italisë.