Pas Fiorentinës e Union Berlinit, edhe skuadra e Lazios është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit Leonardo Bonucci. “Calciomercato” shkruan të martën se drejtuesit e Lazios tashmë kanë nisur negociatat me Bonuccin, i cili do të largohet këtë verë nga Juventusi.
Bëhet e ditur se Lazio i ka ofruar Bonuccit kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër, ndërsa thuhet se marrëveshja mund të arrihet brenda kësaj jave. Bonucci te skuadra e Lazios do të transferohej si lojtar i lirë, pasi do ta shkëpuste kontratën me Juventusin që i skadon vitin e ardhshëm.
Te Juventusi nuk llogaritin në Bonuccin pasi e kanë larguar nga ekipi i parë dhe po e presin largimin e tij. Edicionin e shkuar, Bonucci ishte kapiten i Juventusit dhe regjistroi 26 paraqitje në të gjitha garat.