Mbrojtësi i Turqisë, Caglar Soyuncu, do të largohet nga Atletico Madridi këtë muaj për ta vazhduar karrierën në Serie A të Italisë, ka njoftuar “Calciomercato” të martën. Thuhet se 27-vjeçari do t’i bashkohet Romës, ekip që pothuajse ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për shërbimet e tij.
Roma po e kërkon huazimin e turkut deri në fund të këtij edicioni, me opsionin e blerjes në verë për 15 milionë euro.
Soyuncu po kërkohet edhe nga Fulhami, por futbollisti ka zgjedhur Romën për shkak se dëshiron të punojë me Jose Mourinhon.
Ai iu bashkua Atleticos para fillimit të këtij edicioni si lojtar i lirë, por ka pasur minutazhë të vogël deri më tani duke regjistruar vetëm nëntë paraqitje. Soyuncu ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2027, ndërsa ka luajtur edhe për Leicester Cityn e Freiburgun.