Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Soyuncu i bashkohet Atleticos

Mbrojtësi Caglar Soyuncu do të jetë përforcimi i parë i Atletico Madridit për sezonin e ri.

“AS” ka raportuar të martën se turku tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin spanjoll, me të cilin ka firmosur edhe parakontratë.

26-vjeçari tek Atletico do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në verë i skadon kontratë me Leicester Cityn.

Soyncu po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen te skuadra spanjolle, pjesë e së cilës do të jetë për katër sezonet e ardhshme.

Ai këtë sezon nuk ka pasur hapësirë të madhe te Leicesteri dhe për këtë arsye nuk ka vazhduar bashkëpunimin me ekipin anglez.

Soyuncu ka regjistruar vetëm gjashtë paraqitje në të gjitha garat deri më tani, ndërsa është pjesë e Leicesterit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Freiburgu.