Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Soyuncu largohet nga Leicesteri

Mbrojtësi i Turqisë, Caglar Soyuncu do të largohet nga Leicester City për ta vazhduar karrierën në Spanjë.

“Daily Mirror” ka raportuar të hënën se Soyuncu do të transferohet te skuadra e Atletico Madridit. Ai do t’i bashkohet Atleticos në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me ekipin anglez.

Soyuncu ka arritur marrëveshje personale me klubin spanjoll dhe në janar do ta firmosë parakontratën për të luajtur në Spanjë prej sezonit të ardhshëm. 26-vjeçari është pjesë e Leicesterit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Freiburgu, por këtë edicion ka regjistruar vetëm një ndeshje në kampionatin anglez.

Ai u kërkua me ngulm edhe nga Roma, por vendosi që të jetë pjesë e Atletico Madridit. Soyuncu është edhe reprezentues i Turqisë.

Artikuj të ngjashëm