Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma në garë për Soyuncun

Pas Atletico Madridit, edhe Roma është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit turk, Caglar Soyuncu. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”. Soyuncu në fund të këtij sezoni do të largohet nga Leicester City pasi i skadon kontrata dhe Roma po insiston në transferimin e tij si lojtar të lirë.

26-vjeçari po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen dhe po kërkohet edhe nga trajneri Jose Mourinho. Soyuncu prej vitit 2018 luan në Angli kur iu bashkua Leicesterit nga skuadra e Freiburgut.

Këtë sezon, ai ka pasur hapësirë të vogël tek ekipi anglez dhe për këtë arsye ka refuzuar rinovimin e kontratës. Deri më tani, Soyuncu ka regjistruar vetëm katër paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm