Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea i interesuar për Soyuncun

Chelsea mund të mbetet pa tre mbrojtës në verë. Andreas Christensen, Antonio Rudiger dhe Cesar Azpilicueta do të jetë lojtarë të lirë nga 1 korriku, pasi u skadon kontrata me klubin nga Londra.

Për këtë arsye, drejtuesit e Chelseat janë duke menduar për zëvendësimin e tyre, nëse lojtarët në fjalë largohen.

Mediat në Angli shkruajnë se Chelsea ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Leicesterit Caglar Soyuncu.

Turku është ndër lojtarët kyç të skuadrës anglez dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Pas paraqitjeve të mira, vlera e 25-vjeçarit Soyuncu është rritur në 45 milionë euro.

Për transferimin e tij nga Freiburgu në vitin 2018, Leicesteri kishte paguar 21 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm