Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea insiston për transferimin e Koundes

Chelsea ka ringjallur interesimin për futbollistin e Sevillës, Jules Kounde.

Raportohet se klubi anglez ka qenë i interesuar për francezin edhe në afatin kalimtar të verës së vitit 2021.

Chelsea synon që të transferojë Kounden në verë, pasi nga klubi mund të largohen Antonio Rudiger, Andreas Christensen dhe Cesar Azpilicueta.

Të tre lojtarëve u skadon kontratë në fund të sezonit.

Mbrojtësi francez ka kontratë me Sevillën deri në vitin 2024.

Për 23-vjeçarin janë të interesuara edhe disa klube të tjera evropiane.

Kounde vlerësohet rreth 60 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm