Skuadra e Chelseat po insiston për shërbimet e qendërmbrojtësit të Sevillas, francezit Jules Kounde. Mediumet britanike kanë raportuar të premten se Chelsea është gati të futet në negociata me ekipin nga La Liga për transferimin e Koundes, qoftë gjatë këtij muaji apo në fund të sezonit.
Kounde po shihet si përforcim i rëndësishëm për repartin e mbrojtjes te Chelsea duke pasur parasysh se disa lojtarë të klubit londinez tashmë kanë refuzuar rinovimin e kontratave që u skadojnë në fund të sezonit: Antonio Ruediger, Andreas Christensen e Cesar Azpilicueta.
Kounde 23-vjeçar ka një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh dhe me Sevillan ka kontratë deri në vitin 2024. Ai këtë sezon ka 23 paraqitje në të gjitha garat ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.